Agjenti i Ramosit në drekë me drejtorin sportiv të Seviljës?!

Kontrata e mbrojtësi spanjoll te Real Madridi, Serhio Ramos, skadon në verë, ndërsa thuhet se e ardhmja e kapitenit është larg nga “Santiago Bernabeu”.

Agjenti, njëkohësisht vëllai i Ramosi, Rene Ramos, është fotografuar duke ngrënë drekë me drejtorin sportiv të Seviljas, Monçin. Kjo bën të ketë spekulime nëse Ramos do largohet nga Madridi dhe të rikthehet te Sevilja, skuadër në të cilën ka luajtur në vitin 2005.

Ndërkohë, Sevilja pos Ramos është i interesuar edhe për shërbimet e Iskos dhe Marselos.  Brazilianit i skadon kontrata me 30 qershor 2022 dhe klubi dëshiron ta shesë, ngase këto dy edicionet e fundit ka pasur lëndime të shpeshta muskulore dhe mosha.  Marselo, që është ndër kapitenët te “Los Blancos”, nuk dëshiron të këtë probleme me klubin që ka përfaqësuar për plotë 14 vite e gjysmë, andaj nëse i kërkohet do largohet, ndërsa Dejvid Bekam është gati të angazhojë atë te Majami Inter.

LEXO EDHE:

Back to top button