Agjenti zbulon se sulmuesi argjentinas ka luajtur me lëndim

Agjenti i Lautaro Martinez ka paralajmëruar një ‘sulmues’ të ri për Argjentinën, për fazën çerekfinale të Kupës së Botës. Lautaro Martinez është një nga lojtarët më të kritikuar tek Argjentina në këtë botëror. Lojtari humbi disa raste të mira shënimi dhe është larg formës së tij më të mirë.

Megjithatë, sipas agjentit të tij, Kamano, forma e dobët e Lautaro është ndikuar si pasojë e një lëndimi, të cilin ai e trashëgoi nga Interi, qysh para grumbullimit me kombëtaren.

“Lautaro erdhi në Botëror me dhimbje në kyçin e këmbës. Në këtë Botëror, secilën ndeshje që e luajti e luajti me qetësues të dhimbjeve Por, ai nuk më la që ta bëja publike për mediat. Sot më tha se ndihet shumë mirë”, tha Kamano, duke paralajmëruar një version të ri të lojtarit.

Argjentina do të ketë punë me kombëtaren e Holandës në fazën çerekfinale të Kupës së Botës 2022.

LEXO EDHE:

Back to top button