“Bild” zbulon arsyen e përçarjes në kampin e Gjermanisë

Eliminimi i hershëm i Gjermanisë nga Kupa e Botës 2022 nuk ka shkuar pa u hetuar nga mediat gjermane. Raportime të ‘Sport Bild’ kanë nisur të zbulojnë disa prapaskena që lidhen me kombëtaren e Gjermanisë dhe eliminimin e saj të hershëm nga “Katar 2022”.

Një nga problemet që thuhet të ketë ndikuar më së shumti në eliminimin e kombëtares gjermane është ndarja e lojtarëve në dy grupe. Gjithnjë sipas ‘Bild’, “blloku i Bajernit” shkaktoi një ndarje të skuadrës së Gjermanisë, me Hansi Flik që iu dha atyre besim më shumë sesa duhej.

Flik më parë ka qenë trajner i Bajern Munihut dhe kjo mund të jetë një nga arsyet pse disa lojtarëve iu dha gjithë ky besim. Mbetet të shihet nëse do të ketë konfirmime apo raportime të tjera për “përçarjen” e kombëtares gjermane.

LEXO EDHE:

Back to top button