Bella Hadid shpallet modelja më e mirë e vitit

Bella Hadid shpallet modelja më e mirë e vitit

“British Fashion Awards 2022” u zhvilluan në Royal Albert Hall të Londrës më 5 dhjetor, me një listë të të ftuarve të mbushur me yje dhe një grup të jashtëzakonshëm të të nominuarve.

E organizuar nga Jodie Turner-Smith, nata kishte për qëllim të bashkonte komunitetin krijues për të njohur ata që janë në fokus të ndryshimit dhe inovacionit.

Kategoritë përfshijnë ‘Stilistin/en e Vitit’, të cilën e zgjedhin për koleksionet inovative që kanë pasur një ndikim të dukshëm në industri, së bashku me ‘Modelin/en e Vitit’, që po ashtu ka arritur një ndikim global që përgjatë 12 muajve të fundit ka dominuar industrinë.

“Modelja e vitit” për këtë vit u shpall Bella Hadid, ndërsa me çmimin “Stilisti i Vitit” u nderua Pierpaolo Piccioloi.

Ceremonia e këtij viti përfshiu gjithashtu 15 “Udhëheqës të Ndryshimit”, të cilët theksuan stilistët, markat dhe krijuesit që kanë bërë një ndryshim pozitiv brenda industrisë.

LEXO EDHE:

Back to top button