Ahmeti: Është propozuar mbyllja një javore e Prishtinës

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se niveli qendror ka vendosur Prishtinën në zonën e kuqe duke rekomanduar mbylljen një javore të kryeqytetit me arsyetimin e numrit aktiv të të infektuarve.

Ahmeti ka shkruar në Facebook se duke marrë parasysh që Prishtina ka numrin më të madh të testeve, dhe po ashtu numrin më të madh të banorëve, kanë kërkuar që kjo matje të bëhet me numrin e rasteve pozitive si përqindje e testeve.
“Por, kjo nuk është marr parasysh. Po ashtu kemi kërkuar që të jemi më fleksibil edhe me biznese për shkak se në kohën kur nuk ka ndihma apo infuzion të parave në ekonomi nga qeveria edhe një goditje pak më e gjatë do të jetë fatale për to, por rrjedhimisht edhe për shëndetin të cilin e kemi primar. Përderisa jemi plotësisht të vetëdijshëm për situatën epidemiologjike në vend, dhe kemi zbatuar dhe do të zbatojmë masat e ndërmarra nga qeveria, ndarja e komunave me statistika (të infektuar në 100 mijë banor) kur as numri i të infektuarve e as numri i banorëve nuk është i saktë jep pasqyrë të padrejtë dhe masa joproporcionale për komunat. Rrjedhimisht kjo nuk mund të adresojë situatën epidemiologjike”, ka shkruar Ahmeti.

LEXO EDHE:

Back to top button