Ahmeti: Nuk është ngritur iniciativë për ndryshime kushtetuese

Ahmeti: Nuk është ngritur iniciativë për ndryshime kushtetuese

Deklarata e kreut të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski dhënë në edicionin e javës së kaluar të emisionit “Rruga drejt” kanë ngritur sërish debatet mbi pozitën kushtetuese të shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Mickoski, sikurse edhe LSDM-ja pajtohet që gjuha shqipe dhe të drejtat e shqiptarëve të mos jenë të gjuhës dhe popullit 20 përqindësh, por që të ndodh kjo nevojiten ndryshime kushtetuese, megjithatë sipas Faton Ahmetit nga BDI, tani për tani nuk ka një nismë të tillë, shkruan Alsat.

“Deri në këtë moment nuk është ngritur ndonjë iniciativë e tillë, mirëpo ne si subjekt politik jemi të vetëdijshëm dhe jemi promotor të asaj që në momentin e parë që do të hapet kushtetuta për ndryshime të caktuara edhe kjo pjesë do të përfshihet në atë moment”, Faton Ahmeti, BDI. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button