VIDEO / Lajpcigu shuan ëndrrën e Atalantës në Liga Evropa

Skuadra e Lajpzigut ka mundur 2-0 Atalanta-n në Bergamo dhe ka siguruar një vend në gjysmëfinalet e Ligës Europa.  Ndeshja e luajtur në Geëiss Stadium është zhbllokuar në 18 minutat e para. Kaq i ka mjaftuar skuadrës së Tedesko-s për të gjetur golin që i ka dhuruar  gjysmëfinalen.

Episodi që ka shkaktuar protestat e Atalanta-s ka ardhur në minutën e 52-të, kur arbitri Lahoz nuk e ka konsideruar penallti një prekje të topit me dorë të dyshimtë në zonën e rreptësisë nga ana e gjermanëve. Tri minuta para fundit të ndeshjes, gjermanët kanë gjetur edhe golin e dytë që ka vulosur fitoren. Përsëri protagonisti ka qenë Nkunku, i cili ka shënuar me penallti.

Lajpzigu do të përballet në gjysmëfinale me fituesen e çiftit Braga-Ranxhers. Portugezët e kanë fituar ndeshjen e parë me rezultatin e ngushtë 1-0.

LEXO EDHE:

Back to top button