Ai-Da, roboti me inteligjencë artificiale

Çdo ditë e më shumë, teknologjia avancon me hapa galopante. Këtë gjë e vërteton edhe Ai-Da. Ky është emri me të cilin është quajtur një robot me inteligjencë artificiale. Duket diçka e pabesueshme, por Ai-Da do të shfaqë ekspozitën e saj. Ky robot ka krijuar një seri portretesh të tij, duke parë veten në pasqyrë me anë të kamerave të vendosura në sy. Veprat e Ai-Da-s janë parashikuar të shfaqen në Muzeun e Dizajnit në Londër mes majit dhe  qershorit të këtij viti, nëse do të lejohet edhe nga rregullat e pandemisë. Ndërsa “shihte” veten në pasqyrë, inteligjenca artificiale dhe algoritmi i Ai-Da-s shndërruan atë në koordinata. Dora robotike e Ai-Da, e cila u zhvillua nga inxhinierët në Leeds, interpreton koordinatat për të krijuar një pjesë të artit.

 

LEXO EDHE:

Back to top button