Ivanov për “27 prillin”: Nuk kam planifikuar shpalljen e gjendjes së luftës

Si president i atëhershëm i shtetit, asnjë shërbim nuk kishte ndonjë informacion për hyrje të organizuar të turmës në Kuvend me 27 prill të vitit 2017, tha sot ish presidenti Gjorge Ivanov gjatë dëshmisë së tij për gjyqin në lidhje me organizatorët ngjarjeve të 27 prillit, transmeton Alsat.

Ivanov kategorikisht mohoi të ketë pasur informacione për pengesë të transferimit të pushtetit.

I pyetur në lidhje me raportimet e atëhershme për shpalljen e gjendjes së luftës, Ivanov tha se gjithçka që lidhej me gjendjen e luftës, vinte nga një tekst i botuar në një medium, disa ditë para 27 prillit të vitit 2017.

“Janë prezantuar gënjeshtra dhe spekulime të cilat më pas janë transmetuar dhe komentuar. I gjithë teksti është një mjegullnajë, sepse Kushtetuta është e qartë. Si shtet, kemi mekanizma që përcakton në mënyrë rigoroze parandalimin e abuzimeve në Ligjin ushtarak. Ishte një shembull shkollor i një lufte psikologjike, që dikush të merrte masa, ndërsa faji binte mbi presidentin dhe ushtrinë”, tha Ivanov.

LEXO EDHE:

Back to top button