Ajaksi, pa pagesë merr yllin e Interit

" "

Skuadra e Interi do të lëshojë pa pagesë që të Kristian Eriksen të bashkohet me Ajaksin. Në Serie A nuk lejohet asnjë futbollist të zbresë në fushë me një defribilator në zemër dhe danezi i ka shkurtra ditët te Interi nëse nuk vendos të heqë aparatin që vendosi në zemër pas atakut kardiak që pësoi në sfidën Danimarkë-Finlandë në “Euro 2020”.

Interi për t’u liruar nga paga e lartë e mesfushorit mund të vendosë ta lejojë të largohet me parametër zero që në janar dhe gjasat janë që 29-vjeçari të rikthehet te harkëtarët aty ku spikati në futbollin e madh pasi në Eredivisie lejohen futbollistët të zbresin në fushë edhe me defribilator në zemër siç ka ndodhur me Dejli Blind që aktualisht është pjesë e Ajaksit.

Eriksen ka qenë pjesë e Ajaksit nga 2010-ta në 2013 dhe është aktivizuar në 166 ndeshje duke shënuar dhe 32 gola.

LEXO EDHE:

Back to top button