Levandovski, “mister gol” në Ligën e Kampionëve

" "

Sulmuesi polak Robert Levandovski, ishte protagonisti kryesor në fitoren e Bajernit ndaj Benfikës me rezultat 5-2. Sulmuesi polak arriti të realizojë në min e 26′, 61′ dhe 84′, duke kompletuar kështu hat-trikun e radhës.

Levandovski, kishte mundësi të shënonte edhe më shumë gola në këtë takim, por humbi një penallti në pjesën e parë. Përkundër kësaj, Levandovski tani është golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve në këtë edicion me 8 gola të shënuara.

Sulmuesi në vetëm tetë ndeshje ka shënuar tetë gola, duke lënë prapa Sebastian Haller që ka realizuar gjashtë, ndërsa nga pesë gola kanë Mohamed Sallah dhe Kristiano Ronaldo.

LEXO EDHE:

Back to top button