Ajvari dhe turshitë, luks për qytetarët e Maqedonisë së Veriut

Rritja e çmimeve të produkteve ushqimore ka stepur qytetarët nga përgatitjet e zakonshme për sezonin e dimrit. Numri i atyre që mund të përballojnë blerjen e përbërësve për përgatitjen e ushqimeve dimërore si ajvarit, turshive apo të ngjashme, është ulur. Vet qytetarët thonë se sa i përket ajvarit, rritja e çmimit të specave të kuq që  janë ndër përbërësit kryesorë, dhe sidomos rritja prej rreth 40 denarë e çmimit të vajit, ka bërë që ata ta konsiderojnë ajvarin si një luks të stinës.

“Për Ajvar? 50 denarë  shesin. Të ju them të drejtën këtë vit është shumë më shtrenjtë. Jo, nuk do të përgatis ajvar, shitet i gatshëm. Të të them të drejtën më mirë e blej të gatshëm se sa të përgatis.”

“Kemi blerë shumë pak këtë vit. Nga 50 kilogram, sa blinim, tani kemi blerë 30.”

“Kjo është e vërtetë, për të bërë ajvar specat e kuq janë shtrenjtë. Kështu kur blejmë nga një ose dy kilogram nuk e ndiejmë shumë. – Ju nuk keni bërë ajvar këtë vit. -Jo, për shkak të çmimeve dhe nuk kishim as ku të përgatisim.”

“Po unë jam vetëm, por edhe çmimet janë të larta. 40-50 denarë kilogrami i specave të kuq, kjo është katastrofale. Me këto rroga dhe pensione  është e vështirë.”

“Kemi blerë më herët.  Më lirë më duken. Duke pasur parasysh se jemi në tetor, është më lirë.  Unë i kam blerë në tregun kryesorë, i kam blerë 43 denarë kilogrami.  Këtu jashtë nga 30 denarë i shesin, por nuk është shumë çmim i lartë.”

“Jo, jo, s’kam blerë. Janë edhe shtrenjtë. Madje është më shtrenjtë se të blesh ajvar në dyqan. Unë në dyqan e kam blerë në fakt. – Krahasuar me vitin e kaluar, sa janë më shtrenjtë? – 100%.”

Se blerjet e stinës kanë shënuar ulje e pranojnë edhe shitësit, të cilët hezitojnë të shprehen para kamerës. Sipas tyre, rritja e çmimeve ka bërë që të ketë shumë më pak blerës së vitet e kaluara. Çmimet e specave të kuq lëvizin nga 35 deri në 50 denarë, ndërsa për një kavanoz ajvar nevojiten 4 kilogram speca të kuq.

Evi Shkopi

LEXO EDHE:

Back to top button