AKI: Deçani i sigurtë, nuk ka nevojë për panik
Situata në Deçan është e sigurt, në aspektet e sigurisë kombëtare.
Ky përfundim ka dal nga raportimi i shefit të AKI-së, Petrit Ajeti, në Komisionin për mbikëqyrje të këtij institucioni.
Por, në komisionin tjetër, atë për çështje të sigurisë, vihen në dyshim implikimet e jashtme.
Deputeti Anton Çuni, ka thënë se në situata të tilla zhvillohet një luftë speciale që mundet mu bo qëllimshëm, krijohet teren i përshtatshëm për shërbime të ndryshme.
Bile, rasti i deçanasve lidhet edhe me helmimet e viteve 90-ta tha Elmi Reçica i PDK-së.
Por, deputeti serb Slavisa Simiq, thotë të mos paragjykohet me rastin, meqë helmimet nuk janë nga dora e njeriut, dhe asnjë institucion të mos sulmoj individ nga komuniteti serb.
E deputetët e opozitës kërkuan që të thirret mbledhja e Këshillit Kombëtar të Sigurisë.
Ndonëse deputetët e pozitës e mohuan nevojën për këtë hap, meqë sipas tyre situata është nën kontroll nga institucionet relevante. Prandaj, me mos pjesëmarrjen në votim nga ta, u pamundësua kuorumi që kryeministrit Albin Kurti t’i kërkohet një veprim i tillë.








