Akomodim ultra luksoz, Brazili në hotel me 2.500 euro nata për dhomë

Sponsorët e kanë lejuar kombëtaren braziliane të mos kursejë asnjë shpenzim. Rezidenca braziliane është “Westin Doha Hotel and Spa”, një hotel njëmijë e një netësh, me dhoma nga 2.500 euro nata.

Janë rreth 200 dhoma të rezervuara për Brazilin nga 264 në dispozicion. Ndër shërbimet speciale ka edhe një plazh me pamje nga pishina me valë. Stërvitja në vend të kësaj zhvillohet në stadiumin “Grand Hamad”, ku kombëtarja braziliane ka pasur edhe një takim me fëmijët e shoqatës “Generation Amazing”.

Në pritje të debutimit të së enjtes në mbrëmje kundër Serbisë, ishin Rafinja dhe Riçarlison ata që folën në konferencën për shtyp. Duke u ndalur tek yjet, në veçanti Riçarlison mbrojti hapur Nejmarin, i cili përfundoi në pamjet e “Bild”, pasi kishte publikuar një foto në Instagram, në të cilën ai tashmë kishte shtuar në pantallonat e shkurtra yllin e gjashtë.

 

“Ata janë arrogantë, ne jemi vetëm ëndërrimtarë. Ne jemi duke ëndërruar për atë yllin e 6-të dhe do ta marrim, duan apo s’duan ata. As unë nuk dua të di për to. Ne do të fitojmë Kupën e Botës, kjo është ëndrra jonë. Nejmar e bëri atë postim, sepse është edhe ëndrra e tij. Ne e dimë se dëshiron të fitojë dhe të postojë atë që dëshiron”, tha mes tjerash Riçarlison.

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button