Aksident i rëndë në unazën e Shkupit, u përplasën një kamion dhe një veturë
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në unazën e Shkupit, ku janë përplasur një kamion dhe një veturë, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme. Sipas informacioneve të para, njëri nga drejtuesit e automjeteve ka pësuar lëndime.
“Sot 17.06.2026), në ora 05:40, në SPB Shkup është raportuar se në unazën e Qytetit të Shkupit, në drejtimin nga Buteli drejt Mirkovcit, ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet një automjeti transportues (kamioni) dhe një automjet, të dyja me targa të Shkupit”, njoftoi policia.








