Aksident në rrugën Arllat-Malishevë, një i vdekur, 5 të lënduar

Aksident në rrugën Arllat-Malishevë, një i vdekur, 5 të lënduar

Një person ka vdekur dhe pesë të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në rrugën Arllat-Malishevë.

Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka informuar se personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor.

Ahmeti ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur ndërmjet dy veturave.

“Rreth orës 07:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Arllat – Malishevë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, dy automjete, të cilat kanë qenë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona, një prej tyre nuk kanë arritë të përballojnë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë.Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje, ndërkohë që personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor.”, ka informuar Ahmeti.

Ndërkohë, me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor.

LEXO EDHE:

Back to top button