Aksident në Rrugën e Kombit. Humb jetën drejtuesi i motorit, përplasen dy mjetet nga Kosova

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur ditën e sotme në Rrugën e Kombit.

Policia bën me dije se në në aksin rrugor Morinë-Milot,në fshatin Reps,mjeti me drejtues shtetasin F.N.,banues në Ferizaj, Kosovë është përplasur me një motor me drejtues shtetasin J.H.,banues në Prizren Kosovë, ku për pasojë ka humbur jetën.

Ndërkaq, policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.

Njoftimi i policisë: 

Mirditë/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Morinë-Milot,në fshatin Reps,mjeti me drejtues shtetasin F.N.,banues në Ferizaj, Kosovë është përplasur me një  motorr me drejtues shtetasin J.H.,banues në Prizren Kosovë, ku për pasojë ka humbur jetën.

Shërbimet policore ndodhen në vendgjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

LEXO EDHE:

Back to top button