Aksident në rrugën Shkodër-Lezhë, raportohet për një viktimë

Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mëngjesin e së martë në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Dajçit “, shkruan A2. Sipas të dhënave paraprake në aksident janë përfshirë dy makina me drejtues shtetasit Vilson Toli dhe Zyhdi Meti ku për pasojë ky i fundit ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Drejtuesi i mjetit tjetër, Vilson Toli është dërguar me urgjencë për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

LEXO EDHE:

Back to top button