Aksident në Tiranë, lëndohen dy policë

Një aksident ka ndodhur sot në Tiranë ku të lënduar kanë mbetur dy punonjës policie. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:05, në rrugën “Shkëlqim Fusha”, ku mjeti me drejtues R. K., 40 vjeç është përplasur me motorin e policisë me drejtues E. M dhe pasagjer J. D,(punonjës policie në shërbim).

Si pasojë janë lënduar të dy punonjësit e policisë, të cilët u dërguan në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

LEXO EDHE:

Back to top button