Aksident trafiku në Itali, humbin jetën 3 shtetas të Maqedonisë së Veriut

Aksident trafiku në Itali, humbin jetën 3 shtetas të Maqedonisë së Veriut

Në një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë në Itali, me çrrastë kanë humbur jetën 3 shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut, transmetojnë mediat italiane. Në mesin e viktimave është edhe një shtetas italian. Shtetasit maqedonas sipas informatave zyrtare janë të moshës 30 vjeçe.

Shkaqet e aksidentit po hetohen nga organet kompetente italiane, megjithatë sipas asaj që raportohet në media, bëhet fjalë për përplasje direkte mes dy makinave.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Ministria për Punë të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, nga ku njoftojnë se bëhet fjalë për 33 vjeçarin Z.S. nga Makedonska Kamenica, A.K. 31 vjeç nga fshati Sasa dhe 30 vjeçari nga fshati Pekljani i Vinicës.

LEXO EDHE:

Back to top button