Aksident trafiku në Shkup, lëndohen tre persona

Aksident trafiku në Shkup, lëndohen tre persona

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se sot ka ndodhur një aksident në Shkup, në të cilën janë lënduar tre persona.

“Në SPB Shkup është raportuar se në kryqëzimin e rrugës “Arradhat Partizane” në Shkup, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti “Chevrolet” me targa të Shkupit, i drejtuar nga E.S Shkupi dhe automjeti “Audi” me targa të Shkupit i drejtuar nga B.A (27) nga fshati Saraj, Shkup.

Në aksident lëndime të rënda ka marrë E.S. të konstatuar në Kompleksin “Nënë Tereza”. Shoferi B.A. ka marrë lëndime të lehta të konstatuar në spitalin “8 Shtatori”, ndërsa bashkudhëtari I.A. (32) nga fshati Lubin gjithashtu ka marrë lëndime të lehta të konstatuar në spitalin “Shën Naum i Ohrit”.

Për ngjarjen është njoftuar edhe prokurori publik.

Video e huazuar nga TV Telma

LEXO EDHE:

Back to top button