Aksidenti, disa prokurorë bullgarë do të vijnë në RMV

Një ekip prej gjashtë hetuesve nga Shërbimi Kombëtarë për Hetime në Bullgari dhe tre prokurorë nga Prokuroria Rajonale në Pernik do të vijnë në vendin tonë ku do të merren me procedurën parahetimore për aksidentin e rëndë ku humbën jetën 45 persona të vendit tonë.

Këtë e bëri të ditur për “24 Orë”, Siika Mileva, zëdhënëse e prokurorit publik të Bullgarisë. Sipas saj, kjo ka të bëjë me aspektin ndërkombëtar të rastit, me çka prokurorët nga Departamenti Ndërkombëtar pranë Prokurorisë Supreme të Bullgarisë jep mbështetje të plotë dhe koordinim në lidhje me dërgimin e kërkesës për ndihmë juridike.

“Në këtë drejtim, kryeprokurori nga Bullgaria, Ivan Geshev do të dërgojë në Shkup prokurorë dhe hetues nga ekipi, të cilët do ta dorëzojnë kërkesën për ndihmë juridike deri në Prokurorinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Duke pasur parasysh shpejtësinë dhe efikasitetin, ekipi personalisht do t’i marrë dokumentet e nevojshme”, tha Mileva.

 

LEXO EDHE:

Back to top button