Aksidenti tragjik me biçikletë i mori jetën 22 vjeçarit shqiptar në Angli, çfarë u zbulua nga hetimi

Një aksident tragjik i ka marrë jetën një shqiptari në Angli, i identifikuar si Algert Lleshi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në 2 qershor të këtij viti ndërsa 22-vjeçari është shpallur i vdekur 3 ditë më vonë.

Ai u dërgua në spitalin William Harvey. Sipas mjekëve ai kishte pësuar dëmtime të rënda në kokë. Gjendja e tij u përkeqësua dhe ai u transferua në spitalin King’s College për një operacion urgjent. Tragjikisht, pavarësisht se operacioni ishte i suksesshëm, Lleshi nuk u zgjua kurrë dhe u shpall i vdekur më 5 qershor, tre ditë pas aksidentit, raporton abcnews.al

Por kjo ngjarje tragjike është rikthyer edhe njëherë në vëmendjen e mediave në Angli, pasi janë mbyllur hetimet. Algert Lleshi, i cili ka qenë duke udhëtuar me një biçikletë elektrike është rrëzuar dhe fatkeqësisht ka humbur jetën.

LEXO EDHE:

Back to top button