Aksion i Europolit dhe DEA-s, arrestime në Kroaci e disa shtete tjera evropiane

Aksion i Europolit dhe DEA-s, arrestime në Kroaci e disa shtete tjera evropiane

Disa persona janë arrestuar në mëngjesin e të mërkurës në gjithë Kroacinë, si pjesë e një operacioni ndërkombëtar policor për ta shkatërruar një grup kriminal që dyshohet se ka kontrabanduar më shumë se 100 kilogramë kokainë e heroinë dhe mbi 100 kilogramë hashash, raporton “Jutarnji List”.

Po ashtu grupi dyshohet se ka kontrabanduar edhe armë zjarri dhe eksplozivë.

Gjithashtu, disa nga të dyshuarit në kuadër të këtij aksioni, që gjenden në vende fqinje të Kroacisë, akuzohen për likuidim të dëshmitarëve të mbrojtur dhe të zyrtarëve policorë.

Mësohet se aksione po kryhen në disa vende, si Bosnjë-Hercegovinë, Belgjikë, Itali, Holandë, si dhe Slloveni e Gjermani dhe se të përfshira janë Agjencia Anti-Drogë e SHBA-së (DEA) dhe Europoli.

Në Kroaci janë kryer bastisje në disa apartamente dhe biznese, në Zagreb e Rijekë.

LEXO EDHE:

Back to top button