Aksion në kryeqytet, vetëm për 8 orë kontrollë, janë gjobitur 155 pjesëmarrës në trafik
Aksion në kryeqytet, vetëm për 8 orë kontrollë, janë gjobitur 155 pjesëmarrës në trafik
Gazetare: Ajnur Bafqari
Vetëm për 8 orë kontroll, policia ka gjobitur 155 pjesëmarrës në trafik, prej të cilëve 51 ishin vozitës motoçikletash. Aksioni “Trafik i sigurt” u zhvillua në kryeqytet, përkatësisht saktë në rajonin e komunës së Aerodromit, ku theksi është vendosur në pjesëmarrësit në trafik që drejtojnë motorë dhe biçikleta me motor ndihmës. Policia ka sekuestruar dy motorë për shkak se drejtuesve të tyre u kishte skaduar afati i lejes për vozitje për më shumë se 6 muaj.
“7 pre tyre për drejtim të motorëve pa leje për vozitje, 25 sanksione për drejtim pa pajisje mbrojtëse, tre masa për drejtim të motorëve pa e kaluar testin, 8 sanksione për drejtim të kategorisë së papërshtatshme të motorit, dy masa për kalim me motor në semafor të kuq, tre për mosrespektim të sinjalit ‘Stop’ të dhënë nga ana e zyrtarit policorë. Janë marrë dy motorë për shkak të skadimit të afatit të lejes për vozitje për më shumë se 6 muaj”, thonë nga MPB.
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, i cili në terren i vizitoi zyrtarët policorë, ka theksuar se një pjesë e madhe e shkelësve janë të rinj që drejtojnë motorë, skuterë dhe trotinetë elektrikë pa pajisjet e duhura mbrojtëse.
“Është e rëndësishme që secili prej nesh, veçanërisht prindërit, të jenë të vetëdijshëm për përgjegjësinë që e kanë në inkurajimin e kulturës së sigurisë, që në moshë të hershme”, tha Pançe Toshkovski, Ministër i Brendshëm.
Autoritetet paralajmërojnë kontrolle të intensifikuara edhe në periudhën në vazhdim./Alsat.mk








