Aksion policor në Karaçevë

Një aksion kundër kazinove është duke u zhvilluar në fshatin Karaçevë të Kamenicës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka bërë të ditur për KosovaPress se ky aksion është duke u bërë edhe në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan dhe autoritetet komunale.

“Me datë 15/12/2021, Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan dhe autoritet komunale, është duke e realizuar një operacion policor në zonën e Kamenicës. Informacione më të plota do të jipen pas përfundimit të operacionit policor”, tregoi Kelani.

LEXO EDHE:

Back to top button