Aksion policor në Prishtinë dhe Ferizaj

Një aksion policor po ndodh në disa lokacione të Prishtinës dhe në Ferizaj.  Aksioni policor ndërlidhet me veprimtari të mashtrimit. Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Kelani ka thënë e ky aksion i policisë po zhvillohet me urdhëresë të Gjykatës kompetente.

“Sot me 31 mars 2021, Policia e Kosovës, me urdhëresë të Gjykatës kompetente është duke realizuar një operacion policor, i cili ndërlidhet me veprimtari të mashtrimit. Operacioni policor është duke u realizuar në disa lokacione të rajonit të Prishtinës dhe Ferizajt, andaj pas përfundimit të operacionit do të jepen informacione shtesë”, tha Kelani.

LEXO EDHE:

Back to top button