Aksioni anti-drogë në Shkup, autoritetet në gjah të “kokave të grupit”

21 të dyshuar për trafikim të lëndëve narkotike janë vënë në pranga në aksionin e mbrëmshëm anti-drogë. Grupi organizuar kriminal ka qenë nën hetim për më shumë se një vit nga policia dhe prokuroria. Deri më tani lëndë të hetimit janë sasi të konfiskuara të drogës, pajisje komunikimi, para të gatshme, makina dhe armë. Prokurorja e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Villma Ruskovska, nuk shpalosi shumë detaje duke thënë se aksioni po vazhdon deri në shpërbërjen e plot të narko grupit për trafik ndërkombëtar.

Kemi mbledhur dëshmi për gjatë një viti, janë zbatuar masa të posaçme hetimore, si përgjim i komunikimeve në telefon si dhe përcjellje. Aktualisht janë arrestuar 21 persona që gjenden në disa stacione të policisë. Sa jam e informuar, persona të caktuar ende janë në kërkim, kështu që nëse gjinden do të jenë më shumë persona të arrestuar”, tha Vilma Ruskovska, prokurore për Krim të Organizuar dhe Korrupsion.

Shefja e Prokurorisë për krim të organizuar tha se janë në kërkim edhe të disa personave, duke mos përjashtuar mundësinë që gjatë gjetjes së provave të dyshuar të jenë edhe pjesëtarë të policisë. Ajo nuk zbuloi iniciale apo edhe hierarkinë e grupit, por jo zyrtarisht mësohet se “kokat” ende nuk janë të arrestuar.

Tani s’ka punonjës policorë, por do të shohim më tej do të bëhet ekspertizë e telefonave që janë konfiskuar, përderisa gjendet komunikim sigurisht që do të jenë të dyshuar edhe persona zyrtarë, ri theksoj vetëm nëse gjejmë dëshmi tani gjatë hetimit”, pohoi Vilma Ruskovska, prokurore për Krim të Organizuar dhe Korrupsion.

Nga MPB thonë se të gjitha kompetencat e aksionit i ka ndërmarrë prokuroria dhe se njësitë policore vetëm se kanë asistuar në kapjen e të dyshuarve. Aksioni që zgjati disa orë u zhvillua në disa zona të Shkupit, si në Gërçec, Gazi Babë, Çair dhe Hasanbeg. Nga e hëna ndaj këtij grupi do të nisë hetimi financiar edhe për pastrim parash. Sipas shefes Ruskoska ky hetim nuk u zhvillua paralelisht me kapjen e grupit për rrezik të rrjedhjes së informacioneve të aksionit. Prokuroria për momentin nuk publikon as pamje nga aksioni i realizuar kurse nesër pritet të ketë informacione më të detajuara.

Adnan Qaili

LEXO EDHE:

Back to top button