Kosova regjistron 10 viktima dhe 836 të infektuar me Covid-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK)ka regjistruar të enjten 10 viktima me koronavirus.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Pejë 3 raste (71, 72, 73 vjeç), Deçan 1 rast (45 vjeç), Ferizaj 1 rast (70 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (85 vjeç), Kaçanik 1 rast (90 vjeç), Prishtinë 1 rast (84 vjeç), Prizren 1 rast (67 vjeç) dhe Viti 1 rast (79 vjeç)”, është thënë në njoftim.

Në 24 orët e fundit janë identifikuar 836 raste të infektimit me këtë virus, pas testimit të 4.133 mostrave në institucionet publike dhe ato private.

Më 25 mars, sëmundjen COVID-19, që shkakton koronavirusi, e kanë mposhtur 700 persona, derisa aktive janë 12.934 raste.

Prej regjistrimit të rasteve të para me koronavirus në Kosovë, më 13 mars të vitit të kaluar, autoritetet shëndetësore kanë regjistruar 85.334 raste të infektimit.

Prej tyre 1.813 kanë vdekur.

LEXO EDHE:

Back to top button