Aksioni i policisë së Kosovës në zonën e Karaçevës

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, zyrtarët e agjencive të zbatimit të ligjit nga Policia e Kosovës, Inspektorati Policor i Kosovës dhe agjencitë e tjera bashkëpunuese, kanë ekzekutuar urdhër-kontrolle në rajone të ndryshme të Kosovës.

Ky aksion është vazhdimësi e operacionit të zhvilluar, më 18 shtator 2020, në zonën e Karaçevës dhe rajone të tjera të Kosovës, për shkak të dyshimit të përfshirjes në veprimtari kriminale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, në koordinim dhe bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin Policor të Kosovës, kanë njoftuar se gjatë ditës do të bëjnë të ditura rezultatet e këtij operacioni./IndeksOnline/

LEXO EDHE:

Back to top button