India i jep dritën jeshile rihapjes së shkollave dhe kinemave

India ndonëse me gjashtë milionë raste të konfirmuar nga COVID-19, ka vendosur të rihap shkollat dhe kolegjet.

Gjithashtu edhe sallat e kinemasë, qendrat e ekspozitës pritet të rihapen me deri në 50 për qind kapacitet ulësesh nga 15 tetori.

Që nga muaji mars i përhapjes së koronavirusit India me masa “në mënyrë të garantuar” do të lejojë rihapjen edhe pishinat e përdoruara për sportistë dhe argëtim, njofton Ministria e Brendshme e këtij vendi.

“Takimet fetare dhe politike jashtë zonave të kufizuara do të lejohen të presin deri në gjysmën e kapacitetit të hapësirës së mbyllur prej 200 personash. Maskat e fytyrës dhe kontrolli termik do të jenë të detyrueshme në këto vende”, raporton BBC.

LEXO EDHE:

Back to top button