Aksioni në Bllacë, detajet se çka ndodhi dhe çfarë pritet të ndodhë me policët

Aksioni në Bllacë, detajet se çka ndodhi dhe çfarë pritet të ndodhë me policët

Gazetar: Adrian Kerimi

Alsat mëson jo zyrtarisht se polici i dyshuar për marrje të ryshfetit në vendkalimin kufitarë me Kosovën do të suspendohet nga puna pasi paraprakisht i njëjti ishte ndaluar nga policia.

Burime të Alsat bëjnë të ditur se mbi bazën e konstatimeve nga Kontrolli i Brendshëm, do të procedohet edhe ndjekja penale ndaj tij. Gjatë ditës janë marrë në pyetje nëpunësit e sistemuar në pikën kufitare, ndërsa mund të ketë edhe të suspenduar të tjerë pasi ekzistojnë dyshime për bashkëkryerje të veprës penale.

Aksioni i MPB-së dhe i organit të akuzës erdhi pas denoncimit që bëri emisioni “Stop” i transmetuar në televizionin Klan në Shqipëri. Denoncimi i ardhur nga një biznesmen ka bërë që pretendimet e tij për ryshfet në pikat kufitare jo vetëm atë në mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut të vërtetohen me prova materiale.

Në video incizimin e publikuar, të siguruar falë kamerave të fshehura dëshmohen pretendimet e biznesmenit se në pikën kufitare “Bllacë”, policia i kërkon kompanive të transportit publik 20 euro për kokë udhëtari.

Personi i cili prezantohet si shefi i vetëm i pikës kufitare quhet Elham Shkreta, i punësuar në pikën kufitare në “Bllacë” dhe i angazhuar në detyrë si shef ndërrimi.

Kolegu i tij i cili mban në duar pasaportat dhe vendos çmimin për kokë udhëtari quhet Zylbehar Rakipi. Gjatë bashkëbisedimit, shoferi i furgonit që po transportonte udhëtarë merret vesh me nëpunësin Shkreta që të ndahen 20 euro për kokë udhëtari.

A na ulë çmimin?
Ku jeni? Tek ai atje? Sa veta jeni?
Jemi 6 veta. Kam edhe shoferin e ri me vete.
Mbylle derën dhe futu brenda.
Problemi është ky që një ditë më thanë që po merrni nga 30 euro. I thash nuk besoj sepse nga 20 jemi marr vesh neve me ata.
Vëlla vetëm pak sepse nuk dua shumë të bisedoj. A kanë kartonin e gjelbër si fillim? Ti nuk je për herë të parë këtu. Gjithmonë që vjen dhe shkon edhe ti për një kafshatë goje dhe neve gjithmonë kemi pas tolerancë. Ti e di, ka Zot. Ne të kemi respektuar gjithmonë.
Më keni toleruar, por prapë unë iu kam dhënë ryshfet.
Unë po flas për vete sepse e di se çfarë polici kam dhe ne gjithmonë të kemi toleruar. Fjala e tij është e para dhe e fundit.
Nga 20 euro këtij.
Sa veta janë?
8, por këta dy janë shoferë. Pra 6 veta.
Dhe si do ta rregullosh?
A i biem shkurt në total. Sa në total?
120 pra. 120 po, por a po na fal një?
Jo, jo me të fal jo. Unë nuk do të kisha lëshuar asnjëherë nga 20 por pasi e bëtë 120 u krye.
Unë do të jem shoferi i ri që do bëj çdo ditë rrugë. Jepi edhe një 20.
Ta ka bërë minimalisht. Ajde zemër.

Biznesmeni i cili në këtë rast paraqitet si palë e dëmtuar, shton se në këtë mënyrë punojnë edhe pikat tjera kufitare përfshi edhe atë në Tabanovc, kufiri i me Serbinë. Materiale dyshohet të jetë siguruar më herët, ndërsa është publikuar pas përfundimit të aksionit policorë që kanë ndërmarr strukturat e SPAK-ut në Shqipëri dhe IPK-ja në Kosovë duke arrestuar 26 policë për keqpërdorim të detyrës zyrtare, mit marrje dhe kontrabandë. Në Maqedoni të Veriut, Kodi Penal sanksionon marrjen e ryshfetit nga personi zyrtarë me 4 deri në 10 vite burg./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button