Në Shutkë përfundoi i dyshuari i parë për vrasjen e hendbollistit kroat Tot, këto janë detajet

Në Shutkë përfundoi i dyshuari i parë për vrasjen e hendbollistit kroat Tot, këto janë detajet

Gazetar: Adnan Qaili

Anxhelo Gjorgievski, i dyshuari i parë për vrasjen e hendbollistit kroat Denis Toth, pas gati një jave në arrati, u vetë dorëzua në Stacionin Policorë të Aerodromit në Shkup në orët e para të mëngjesit.

28 vjeçari, i cili së bashku me dy persona të tjera e rrahën deri në vdekje bashkëmoshatarin e tyre kroat, u dërgua menjëherë në burgun e Shutkës pasi tashmë i ishte caktuar masa e paraburgimit 30 ditorë, shkruan Alsat.

“I dyshuari i parë A.GJ. (28)  është kërkuar me urdhëresë të Prokurorisë Themelore Publike Shkup për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për vepër penale të kryer ”vrasje” sipas nenit 123 të KP të RMV.

Pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve intensive për gjetjen dhe arrestimin e tij, personi rreth orës 01:20 i është dorëzuar nëpunësve policorë të ekipit operativ për hetime në rajonin e lagjes Aerodrom”, thonë nga Ministria e Brendshme.

Nga opozitarja, VMRO DPMNE vijojnë akuzat se pati përpjekje për fshehjen e rastit. Nga vendngjarja Mile Lefkov kërkoi dorëheqjen e Ministrit Spasovski, për mos reagim në kohë të policisë.

“Hendbollisti Toth mund të ishte shpëtuar nëse reagimi i MPB-së do të ishte më i shpejtë. Me siguri vrasja do të ishte zbardhur që në ditën e parë derisa Spasovski dhe ‘Karil’ nuk do e prezantonin vrasjen si fatkeqësi, por do përkushtoheshin të hetim. Spasovski duhet të jep përgjegjësi për këtë çështje e jo të de fokusoj opinionin nëse diskoteka kishte leje apo jo”, u shpreh Mile Lefkov, VMRO DPMNE.

Ndërkohë që më 16 shkurt ka pasur urdhëresë të Inspektoratit Shtetëror të Tregut për ndalim të punës së Klubit të natës “Privilege”. Megjithatë ajo u bë e plotfuqishme vetëm pas vdekjes së hendbollistit kroat Denis Toth, përkatësisht dje më datë 12 Prill. Ky dokument tregon parregullsi.

“Kjo është urdhëresa e Inspektoratit Shtetëror të Tregut, e cila i ka shqiptuar ndalesë të ushtrimit të veprimtarisë 30 ditore klubit të natës ku u rrah për vdekje kroati të enjten e kaluar. Mirëpo, sipas procesverbalit objekti është dashur të jetë i plompuar, por këtu shohim se ai ka punuar pa leje”, raporton gazetari i Alsat, Adnan Qaili.

Edhe vajza 19 vjeçe K.L. dhe 22 vjeçi А.К. mbahen në paraburgim 30 ditorë nën akuzën për vrasje.

Sipas dëshmitarëve 28 vjeçi Toth natën e 7 prillit kur ndodhi tragjedia ishte në shoqëri të 19 vjeçes K.L. dhe pas një zënke mes tyre dy djemtë А.К. dhe А.Gj. kanë ardhur për ta marr atë me taksi para klubit të natës. Në ora 3.30 të mëngjesit sherri eskaloi, ndërkaq si pasojë e goditjeve që mori hendbollisti kroat humbi jetën. / Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button