Aktivizohet sërish “Dhoma Publike”, shpërndahen fotografi eksplicite

Është riaktivizuar grupi “Dhoma publike” në rrjetin social “Telegram”. Në të përsëri shpërndahen fotografi eksplicite të grave dhe vajzave të mitura, profilet e rrjeteve të tyre sociale, vendbanimi, numrat madje edhe çmime për shërbime seksuale. Në grupin “Dhoma Publike” në Telegram ka më shumë se 6,500 anëtarë dhe janë shpërndarë rreth 10,000 fotografi dhe video. Ministria e Brendshme është duke hetuar se kush qëndron pas grupit dhe u bën thirrje qytetarëve të raportojnë nëse janë viktimë e abuzimit. Policia ankohet se “Telegram” nuk bashkëpunon për prishjen e grupit.

Ministria e Brendshme po ndërmerr aktivitete për të sqaruar rastin, ndërsa ne do të vazhdojmë me përpjekjet intensive për të vendosur komunikim të drejtpërdrejtë me platformën Telegram, e cila deri më tani ka demonstruar mbyllje të plotë për bashkëpunim me qeveritë e çdo vendi. Sigurisht që i përdorim të gjitha aktivitetet e tjera në dispozicion për ta zbardhur këtë rast – thonë nga MPB-ja.

Prokuroria aktualisht po monitoron se çfarë po ndodh.

Sa i përket grupit të ri me përmbajtje të ngjashme, Prokuroria Publike po monitoron informacionin, dhe do të veprojë nëse identifikohen elemente të veprës penale – njoftojnë nga Prokuroria Publike.

Grupi i “Dhoma Publike” në “Telegram”, u zbulua vitin e kaluar dhe u mbyll pas reagimeve të publikut. Por, deri më tani askush nuk u përgjigj penalisht për keqpërdorimin e të dhënave personale, dhe shfrytëzimin seksual të fëmijëve në internet.

Igor Stefanovski

LEXO EDHE:

Back to top button