Aktualisht nuk kemi raste me varianti indian të koronavirusit, tha Filipçe

I pyetur nëse autoritete shëndetësore po e ndjekin situatën me mutacionin e koronavirusit në Indi, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se për momentin në vendin tonë është vërtetuar vetëm prania e variantit britanik të Covid-19, transmeton Alsat. Filipçe tha se për aktualisht autoritetet nuk parashohin masa për parandalimin e pranisë së këtij varianti të virusit në vendin tonë.

“Tek ne nuk është detektuar formë tjetër përpos atij britanik. Këtë e tregojnë analizat e fundit që bëhen në disa javë, sekuencioni i genomit që bëhet në dy laboratorët si dhe analizat. Mbetemi në masat aktuale”, tha mes tjerash ministri Filipçe.

LEXO EDHE:

Back to top button