Gjoka i lumtur për fitoren, por jo me golat e pranuara

Skuadra e Shkëndijës vazhdon me rezultatet pozitive edhe pse që tani ka titullin e kampionit në xhep. “Kuqezinjtë” nga Tetova, në kuadër të xhiros së 30-të, deklasuan skuadrën e Rabotniçkin në Shkup, edhe pse ishin sërisht në disavantazh. Da Silva, Hebaj, Nafiu, Alimi dhe Ibraimi sihin autor të golave në fitoren e 21-të në këtë sezon për Shkëndijën. Trajneri i Shkëndijës, Ernest Gjoka, vlerëson të bukur rezultatin 5:3 ndaj Rabotniçkit, por kritikon ekipin për 3 golat e pësuar.

“Kjo ndeshje në rezultat është e bukur, por seriozisht jam pak i mërzitur sepse ne kemi ndërtuar një skuadër që të jemi shumë të kujdesshëm, sepse tre golat që kemi pësuar sot nuk i kemi pësuar nuk e dij për sa e sa ndeshje. Kështu që këtu duhet të jemi të kujdesshëm, edhe pavarësisht se gjithë golat që shënuam sot erdhën nga lojtarë të sulmit, shtuar edhe Armendin, gola që ishin secili më i bukur se tjetri, por gjithsesi nuk duhet të gabojmë dhe të tolerojmë shënimin e golave. E them këtë sepse gjithë filozofia jonë, sidomos në Europë është disiplina taktike.

Ne nuk e shofim këtë rezultat në prizmin e hakmarrjes ndaj Rabotniçkit për dy ndeshjet e fundit mes veti, pasi ne e kemi ndërtuar këtë ndeshje për të treguar që jemi më të mirët dhe jemi më të mirët. Por që të jesh më i mirë duhet ta fitosh kundërshtarin brenda fushës së vet. Dhe ne sot e treguam këtë, që ne jemi më të mirët dhe edhe brenda fushës së Rabotniçkit, ne sot e mundëm këtë ekip që është ekip i fortë dhe ka bërë mirë gjatë gjithë kampionatit.”

Në javën e 31-të, Shkëndija do të jetë në terrenin vendas përball skuadrës së Struga Trim Lum.

 

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button