Akullore freskuese me luleshtrydhe pa sheqer

Akullore freskuese me luleshtrydhe pa sheqer

Akullorja është mëkati i ëmbël i preferuar i shumicës së njerëzve. Por nëse doni të kurseni linjën tuaj, duhet të kufizoni konsumin e saj. Për fat të mirë, kjo recetë do t’ju ndihmojë të shijoni shijen e akullores pa ndjenja faji.

Përbërësit:
– 300 gram luleshtrydhe të freskëta
– 200 mililitra qumësht kokosi
– një majë sheqer vanilje
– 3 lugë mjaltë

Përgatitja:
Para se të filloni përgatitjen e akullores, vendosni të gjithë përbërësit në frigorifer për disa orë.

Luleshtrydhet i pastroni, i prisni në gjysmë dhe i vendosni në blender. Shtoni qumështin e kokosit, vaniljen dhe mjaltin. Përziejini mirë derisa të përftoni një masë kremoze.

Masën mund ta vendosni në kallëpe të veçanta për akullore ose në një kuti. E vendosim në ngrirje dhe e lëmë derisa të ngrijë.

LEXO EDHE:

Back to top button