iPhone i vitit 2007 u shit për 190,000 dollarë në ankand

iPhone i vitit 2007 u shit për 190,000 dollarë në ankand

Në mënyrë tipike, vlera e iPhone-ve bie në mënyrë drastike pasi ata largohen nga dyqani. Por ka disa raste të veçanta, si ai në një ankand në Shtetet e Bashkuara, ku një model i pahapur 4 gigabajt u shit për 190,372.80 dollarë , raporton BBC .

Nuk u prodhuan shumë kopje të këtij modeli në atë kohë, duke bërë që koleksionistët e iPhone ta konsideronin telefonin “Grali i Shenjtë”.

Modeli tërhoqi gjithsej 28 oferta dhe u shit për gati 400 herë çmimin e tij origjinal. LCG Auctions e përshkroi atë si “popullor në nivele të larta” dhe “botim tërheqës koleksionist”, duke shtuar se dy iPhone të tjerë të edicionit të parë të mbyllur nga fabrika u shitën me çmime rekord vitin e kaluar.

Fillimisht u shit me një çmim prej 599 dollarë dhe pritej të kapte midis 50,000 dhe 100,000 dollarë, por arriti të thyejë të gjitha rekordet e mëparshme.

I prezantuar për herë të parë në vitin 2007 nga CEO i atëhershëm i Apple, Steve Jobs, gjigandi i teknologjisë vendosi të ndërpresë modelin 4GB vetëm dy muaj pas lançimit të tij për shkak të rënies së shitjeve.

Me kalimin e kohës, shumica e njerëzve vendosën të blejnë modelin 8 gigabajt, i cili u lançua në të njëjtën kohë dhe u dha përdoruesve dyfishin e sasisë së memories për ruajtjen e të dhënave, për vetëm 100 dollarë më shumë.

LEXO EDHE:

Back to top button