Akuza kundër Markovskit, anëtarë i Komitetit të VMRO-së

Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion ngriti akuza kundër infektologut Velo Markovski, i cili është gjithashtu anëtar i Komitetit Ekzekutiv të VMRO – DPMNE-së. Markovski dhe shtatë të tjerë janë akuzuar për gërmime të paligjshme arkeologjike. Sipas prokurorisë, në vitin 2017 dhe 2018, individualisht ose së bashku pa leje nga një autoritet kompetent, ata gërmuan sende të rralla natyrore. Atë që e kanë gjetur në vendet arkeologjike, e kanë shitur pa autorizim në vend, por edhe jashtë vendit. Hetimi tregoi se disa prej artefakteve ishin të fshehura në shtëpinë e Markovskit. Të gjithë po ndiqen penalisht për grup të strukturuar kriminel.

LEXO EDHE:

Back to top button