Akuzat ndaj figurave të drejtësisë “vërtetojnë precepsionin se ka korrupsion në gjyqësor”

Akuzat ndaj figurave të drejtësisë “vërtetojnë precepsionin se ka korrupsion në gjyqësor”

Kapja në flagrancë duke marrë para, arrestimi dhe heqja e imunitetit të gjykatësit të Gjykatës së Lartë Naqe Georgiev, me gjithë prezumimin e pafajsisë, është zhgënjim i madh, thotë Jelena Kadriq, Drejtore Ekzekutive e Institutit për të Drejtat e Njeriut, që monitoron me vite sistemin e drejtësisë.

Ajo në një dalje të rrallë në publik fliste për emisionin “Programi 200” në Alsat ku tha se akuzat për korrupsion në Gjykatën më të lartë të vendit dëmton rëndë drejtësinë. Kadriq thotë se për veç se “shokuese” rasti vërteton precepsionin se ka korrupsion në gjyqësor. E pyetur se si e komentojnë rastin gjykatës dhe anëtarët të tjerë të Këshillit Gjyqësor, ajo i citon me fjalët: “edhe kjo na duhej që të prekim fundin”.

Ditë më parë Naqe Georgiev u arrestua pasi u kap duke marrë 10 mijë euro dhe akuzohet se ka tentuar të ndikojë për lehtësimin e procedurave në një rast penal. Paralelisht për të njëjtin rast Gjykata Penale në Shkup ka caktuar masa kujdesi ndaj anëtarit të Këshillit të Prokurorëve Ixhet Memeti./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button