Akuzohet për tradhti, Poroshenko: Kalim i vijave të kuqe
Ish-presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, ka kritikuar autoritetet për nisjen e hetimeve ndaj tij nën dyshimet për tradhti.
Autoritetet ukrainase thanë se dyshojnë se Poroshenko ka financuar forcat separatiste, të mbështetura nga Rusia, që luftojnë në lindje të Ukrainës.
“Të akuzosh kreun e shtetit për tradhti shtetërore, financim të terroristëve dhe lehtësim të organizatës terroriste, është kalim i vijat e kuqe”, tha Poroshenko përmes një video-mesazhi nga kryeqyteti polak, Varshava.







