Al Khelaifi i qetë: Lionel Mesi është i lumtur në Paris

Presidenti i PSZH-së, Al Khelaifi ka dhënë një intervistë në “Radio Monte Carlo”, duke konfirmuar se “Leo Messi është shumë i lumtur te PSZH. Mendoj se ai dëshiron të qëndrojë”.

Kreu i klubit parizien tha më tej se “do të diskutojmë pas Botërorit”. Drejtuesit e PSZH-së nuk duan ta ngacmojnë për të ardhmen “yllin” argjentinas në momentin kur është i fokusuar 100% në trofenë që i mungon palmaresit të tij. Argjentinasi ka një kontratë deri në vitin 2023 dhe ideja është që të paktën ta zgjasë marrëdhënien deri në vitin 2024.

Siç raportohet nga “MARCA”, ideja e Messit është të presë deri pas Kupës së Botës për të vendosur më pas për atë që do të bëjë gjatë viteve të ardhshme.

LEXO EDHE:

Back to top button