Forcat ruse nuk ndalen, raportohet për shpërthime në Odesa

Forcat ruse nuk ndalen, raportohet për shpërthime në Odesa

Janë shënuar rreth 10 muaj nga lufta Rusi-Ukrainë, me sulme të shumta dhe mijëra viktima. Ditën e sotme janë raportuar shpërthime në qytetin jugor të Ukrainës, Odesa, sipas The Guardian.

Dy raketa ruse Oniks u rrëzuan në rajonin e Odesës, sipas Serhiy Bratchuk, tha një zëdhënës i administratës ushtarake rajonale të Odesës.

“Sot në mëngjes armiku nisi një tjetër sulm me raketa në rajonin e Odesës. Dy raketa Oniks janë lëshuar nga një sistem raketor bregdetar në Krimenë e pushtuar përkohësisht.

Por njësitë tona të mbrojtjes kundërajrore i shkatërruan,”  tha Bratchuk.

LEXO EDHE:

Back to top button