Alarmohet Real Madridi, sëmuret Xhud Belingami

Real Madridi ka marrë një lajm të keq për shkak të një sëmundje/lëndimi që ka pësuar/marrë Xhud Bellingam para derbit të tyre të qytetit kundër rivalëve të Atletikos. Mesfushori anglez ka qenë në një formë të mahnitshme për “Los Blancos” prej që u transferua për 103 milionë euro në verë nga Borusia Dortmund. Bellingham ka shënuar gjashtë gola dhe ka asistuar në një nga 11 golat që reali ka shënuar deri me tani këtë sezon.

Humbja e tij nga një lëndim apo ndonjë sëmundje do të ishte një goditje për planet e Karlo Ançelottit para ndeshjes së tyre kundër Atletikos në “Ëanda Metropolitano” të dielën. Bellingam është parë duke u larguar shumë herët të premten nga stërvitjet e që ishte një pamje e padëshiruar për tifozët e skuadrës nga Santiago Bernabeu.

Sipas asaj që transmeton “AS”, 20 vjeçari ka vuajtur nga dhimbja e stomakut. Por, është e paqartë se ky problem ka të bëjë më muskujt e barkut apo është ndonjë sëmundje. Skuadra mjekësore e Realit beson që Bellingham do të jetë gati për ndeshjen në La Liga.

LEXO EDHE:

Back to top button