Alarmon Hamilton: Makina është e vështirë për t’u pilotuar

Një vend i 12-të dhe më pas një vend i 15-të për Luis Hamilton, në dy sesionet e para të provave të lira të zhvilluara në pistën e “Silverstoun” tregojnë se “Mercedes”-i ka bërë disa hapa prapa këtë sezon në Formula 1. Ai që ngre alarmin është 7 herë kampioni i botës, që në prag të provave zyrtare kërkon ndryshime nga makina gjermane.

“Makina ka nevoje për një ndryshim për sa i përket ritmit të garës. Me gomat e buta ishim shumë të avashtë, ndërkohë që edhe klima e bëri të vështirë testin e së premtes. Pista ndryshonte nga minuta në minutë dhe për mua makina ishte e vështirë për t’u pilotuar”, tha Hamilton.

 

“Ky është një problem që kemi kohë që po e hasim edhe pse po bëjmë shumë modifikime për ta riparuar këtë defekt. Edhe në një xhiro teke nuk pamë asnjë ndryshim për mirë për sa i përket gomave, gjë që tregon se ka dicka që nuk shkon. Nuk e kuptoj se përse makina është kaq e vështirë për t’u pilotuar në një pistë të tillë”, tha Hamilton.

LEXO EDHE:

Back to top button