Xhiuntoli ka gati “dhuratën” e parë për Juventusit

Kristiano Xhiuntoli ka nisur punën si drejtor sportiv i Juventusit, ku firmosi një kontratë 5-vjeçare, teksa dhuratat e parë për tifozët bardhezi duket se do të jetë mesfushori i Lazios, Sergej Milinkoviç-Saviç.

Ky i fundit është një vit para skadimit të kontratës dhe bardhekaltrit kanë ndërmend ta shesin këtë verë, për të mos e humbur me parametra zero një vit më vonë, teksa presidenti Klaudio Lotito ka vendosur një çmim prej 40 milionë eurosh. Natyrisht kjo shifër kosniderohet e lartë nga “bardhezinjtë”, megjithatë Xhiuntoli ka planifikuar një takim me drejtuesit e Lazios të hënën, ku do të diskutohet mundësia e uljes së çmimit dhe përfshirjes së dy futbollistëve të tjerë në marrëveshje.

“Bardhezinjtë” synojnë të ofrojnë kartonët e mesfushorit Rovella dhe mbrojtësit të majtë Luka Pellegrini, në mënyrë që pjesa kesh të mos e kalojë shifrën e 10-15 milionë eurove. Natyrisht fjalën e fundit do ta thotë presidenti i Lazios, Klaudio Lotito, që me shumë gjasë do të pranojë, pasi për momentin asnjë klub tjetër nuk ka shfaqur interes konkret për kartonin e mesfushorit serb.

LEXO EDHE:

Back to top button