Albin Kurti ka nisur të paguaj lobim në SHBA

Albin Kurti ka nisur të paguaj lobim në SHBA

Kryeministri i Republikës së Kosovë, Albin Kurti, ka nisur të paguaj për lobim në SHBA.Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në faqen zyrtare të tyre kanë publikuar kontratën e lidhur në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe firmës së lobistit amerikan, Roy Bailey “Strategic Advisors, LLC”.

Kjo kontratë në mes të Qeverisë së Kosovës me përfaqësues shefin e stafit të Kurtit, Luan Dalipin dhe kompanisë në fjalë është nënshkruar më 20 shtator të vitit 2022, derisa nuk dihet se cila është shuma që Kosova do t’ia paguajë lobistit amerikan për shërbimet që do t’i kryejë.

Roy Bailey është një lobist i fuqishëm amerikan i cili njihet për lidhjen e tij të ngushtë me ish-presidentin amerikan, Donald Trump. Madje siç shkruan CNCB , Bailey ka qenë edhe bashkfinancues i fushatës së Donald Trump në Teksas.

Ndërkohë një tekst tjetër i gazetës “Politicoka treguar për bisedën që kanë pasur me Bailey e në të cilën kishte treguar se po mblidhte fonde për “America Fist Action” një konferencë e aktivizmit politik e lidhur me Trumpin.

Bailey ka gjithashtu ka lidhje tepër të forta me Rudy Guilianin, avokat që ka shërbyer për Donald Trump. Bailey dhe Guliani kanë punuar për afër dy dekada në “Giuliani Partners”.

Ky lobist amerikan ka shërbyer gjithashtu si drejtues financash i fushatës presidenciale jetëshkurtër të Giulianit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përgjatë fushatës zgjedhore në Amerikë kishte bërë thirrje hapur amerikanët të votonin për Joe Biden si president i Shtetve të Bashkuara të Amerikës pas një raporti të tmerrshëm që ka pasur me administratën e Donald Trump dhe emisarin e ish-presidentit amerikan, Richard Grenel.

 

LEXO EDHE:

Back to top button