Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Kuvendit të Kosovës

Deputetja Albulena Haxhiu është zgjedhur kryetare e Kuvendit të Kosovës. Ajo mori 62 vota për, 16 kundër, ndërsa 13 veta abstenuan.

Megjithatë Kuvendi nuk arriti të konstituohet për shkak të mosmarrëveshjeve për nënkryetarët. Fjalimi i deputetit të Listës Serbe Simiq i cili tha se në emër të popullit serb propozon nënkryetarin, nxiti reagimin e kryetares së Kuvendit e cila ndërpreu seancën

“Popull serb ka në Serbi, ndërsa Republika e Kosovës e ka popullin e Kosovës, ku 92 për qind janë shqiptar, 4 për qind serb, dhe 4 për qind nga komunitetet tjera jo shumicë. Prandaj, një deklarim i tillë është i papranueshëm.” – Albulena Haxhiu, Kryetare e Kuvendit.

“E kuptoj lojën të cilën po e luani. Në pajtim me nenin 67 të Kushtetutës dhe nenit 12, pika 6 të rregullores së punës së Kuvendit …..” Igor Simiq, Lista serbe.

“I nderuari deputet, ju lutem regjia ja ndaleni fjalën, tërheqin fjalën paraprakisht. Ju kërkoj të tërhiqni fjalën paraprakisht dhe të vazhdoni me propozimin në përputhje me rregulloren e kuvendit dhe në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, jo fjalët të tjera.” – Albulena Haxhiu, Kryetare e Kuvendit.

“Jam përfaqësues i popullit serb dhe këtë të drejtë ju nuk do të ma merrni, pra, propozimi me letër që e kemi bërë më.” – Igor Simiq, Lista serbe.

Edhe partitë shqiptare me dallime të thella për emrat e propozuar për nënkryetarë të Kuvendit.

ryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, bëri të ditur se ka kontaktuar kryetarët e LDK-së dhe PDK-së për t’u takuar dhe arritur dakordim për zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës.

LEXO EDHE:

Back to top button