Policia punon në identifikimin e dhunuesve
Gazetar:Bashkim Sulejmani
Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski ka paralajmëruar masa të rrepta ndaj të gjithë atyre që shkaktojnë dhunë, qofshin tifo grupe apo të tjerë. Toshkovski gjatë vizitës së sotme në Sektorin e Punëve të Brendshme në Tetovë, tha se në të ardhmen në drejtim të shmangies së përplasjeve mes tifo grupeve do duhet të veprohet në mënyrë parandaluese.
“Në të ardhmen do veprojmë edhe në mënyrë preventive jo vetëm represive, por mendoj se në të ardhmen edhe institucionet tjera duhet ta japin përgjigjen e tyre, prokuroria të merr guximin të futet në procese ndërsa gjyqi më pastaj me dënime të duhura ti bëj dhunuesit nga cila do anë të vijnë ta venë gishtin në kokë. Pra po e përsëris, duhet me maturi të veprojmë kur janë në pyetje adoleshentët. Ju premtoj që do flas për këtë temë edhe me ministrin e politikës sociale edhe në kuadër të Qeverisë që të marrim masa”, tha Pançe Toshkovski, Ministër i Brendshëm.
Në rrjetet sociale qarkullojnë vide ku për disa netë radhazi nëpër rrugët e Tetovës, shihen të rinj që pretendohet të jenë anëtarë të tifo grupeve “Vojvodët” dhe “Ballistët”, të cilët përplasen me njëri tjetrin. Por edhe përkundër bërjes publike të këtyre videove në policinë e Tetovës, nuk është denoncuar asnjë rast dhune. Sipas informatave të Alsat Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë po punon në identifikimin e personave të përshirë në rrahje, por nuk jepen informacione zyrtare. /Alsat.mk








