Albumi i Taylor Swift paska qenë më i suksesshmi i vitit 2020

Janë shitur më shumë se 1.2 milion kopje të albumit muzikor “Folklore”, duke e bërë këtë album të Taylor Swift më të suksesshmin e vitit që lamë pas.

Ky është albumi i tetë i këngëtares, i cili u vlerësua nga Rolling Stone si ai që bëri namin në 2020-ën. Kështu, Swift theu një rekord të mbajtur gjatë nga këngëtarja Whitney Houston, duke qëndruar për gjashtë javë në vendin e parë të “Billboard 200”.

Taylor Swift është treguar gjithnjë shumë e rezervuar për jetën e saj private, por së fundmi ka ndarë disa detaje shumë interesante për lidhjen me Joe Alwyn. Këngëtarja ka treguar se lidhja e tyre është forcuar akoma më shumë pas këngëve të trishta dhe nga dashuria për shkrimin e këngëve të tilla. Joe ka marrë pjesë në dy albumet e fundit të Taylor, Folklore dhe Evermore, duke shkruar nën emrin William Bowery.

“Joe dhe unë i duam shumë këngët e trishta. Ne jemi lidhur akoma më shumë nga muzika. Ne shkruajmë këngët më të trishta. I dashurojmë vërtetë këngët e trishta. Çfarë mund të them? Ishte një surprizë që nisëm të shkruanim bashkë”, ka thënë Taylor në një emision.

Ajo ka treguar se i dashuri e ka prezantuar gjithmonë me këngë të cilat nuk i ka dëgjuar më parë dhe që më pas i ka bërë pjesë të të preferuave të saj. Taylor tha se Joe u kthye në bashkëpunëtorin e saj më të mirë gjatë ditëve të izolimit.

“Mendoj se nuk do e kishim marrë këtë hap nëse nuk do të kishim qenë në izolim, mendoj se nuk o të kishte ndodhur dhe jam shumë e lumtur që ndodhi”, është shprehur artistja.

Ndërkohë së fundmi në mediat rozë ka qarkulluar lajmi se ajo dhe Joe janë martuar, pasi në kopertinën e albumit të fundit Taylor u shfaq e veshur me një fustan nusërie. Dyshimet u shtuan akoma dhe më shumë pasi familjarë të saj refuzuan të flisnin rreth këtyre thashethemeve, ndërkohë që as artistja dhe as partneri i saj nuk kanë reaguar në lidhje me to.

LEXO EDHE:

Back to top button